Presidenti Erdogan sulmon BE: Po tenton të ndërpresë marrëdhëniet

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 19:30 | Bota
Presidenti Erdogan sulmon BE: Po tenton të ndërpresë

Presidenti i Turqisë, Tayip Rexhep Erdogan i është rikthyer përplasjeve me Bashkimin Europian, pas një kohe të gjatë qetësie mes palëve.

Në një reagim të fundit, lideri turk u shpreh se unioni europian është duke u përpjekur të ndërpresë marrëdhëniet me Ankara.

Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pas publikimit të raportit të BE, i cili përmbante kritika të ashpra ndaj Turqisë.

Sipas Erdogan, tashmë Turqia do të mbajë në monitorim të gjitha zhvillimet dhe nëse do e shohë të nevojshme mund të ndërpresë ajo relatat.

Më herët gjatë këtij muaji, komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, vizitoi Turqinë. Gjatë kësaj vizite ai tha se përderisa anëtarësimi ka “një potencial të madh”, blloku evropian kërkon që të shohë veprime të Turqisë sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut para se të rinisin bisedimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos