U godit nga Cristiano Ronaldo, kameramanit i humb “busulla”

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 19:41 | Futboll
U godit nga Cristiano Ronaldo, kameramanit i humb “busulla”

Një kameraman sportiv në Arabinë Saudite, do ta mbajë mend gjatë ndeshjen Al-Raed-Al Nassr, pasi u godit fort me top në kokë nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Në minutën e 18-të të pjesës së dytë, CR7 goditi me gjithë fuqinë që kishte një faull në hyrje të zonës, por topi kaloi mbi portë dhe e zuri kameramanin në kokë.

Ai u çorientua për disa momente, por shpejt u kthye në vendin e tij të punës për të transmetuar takimin, i cili përfundoi me fitoren e Al Nassr, i cili renditet në vendin e 6 të kampionatit.

Pavarësisht se humbi goditjen e lirë, Cristiano Ronaldo la shenjë në këtë ndeshje duke shënuar disa minuta më vonë.

Ronaldo's free kick NAILED the cameraman ?

(via @YNWAVVD) pic.twitter.com/uqBbfxDlq8 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos