Rrëzimi i avionit në Amazonë i merr jetën 14 personave

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 07:03 | Bota

Rrëzimi i një avioni që realizonte ture për turistët, u ka marrë jetën 14 personave në shtetin Amazon të Brazilit.

Guvernatori Wilson Lima njoftoi se avioni u rrëzua të shtunën në  Barcelós, një qytet turistik që ndodhet rreth 400 kilometra në veri të Manaus, i cili është kryeqyteti i shtetit.

12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në aksident”, shkroi Lima në X.

Më vjen thellësisht keq për vdekjen e 12 pasagjerëve dhe dy anëtarëve të ekuipazhit, viktima të rrëzimit të avionit në Barselos të shtunën. Ekipet tona kanë punuar që nga fillimi për të ofruar mbështetjen e nevojshme. I dërgoj ngushëllimet dhe lutjet e mia familjeve dhe miqve të viktimave”.

Sipas informacioneve të faqes G1, avioni është një EMB-110, një turboprop me dy motorë i prodhuar nga kompanie braziliane Embraer.

Fluturimi i tij nga Manaus në Barcelos normalisht do të zgjaste 90 minuta. Sipas Ministrit të Sigurisë pasagjerët ishin brazilianë që po shkonin në zonë për të marrë pjesë në një konkurs peshkimi. Por disa media braziliane raportojnë se në mesin e viktimave ishin edhe shtetas amerikanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos