
Frikë dhe ankth në minutat e fundit të segmentit të parë kualifikues në provat para garës së Formula 1 në Singapor.
Protagonist i një aksidenti të frikshëm që “u ngriu gjakun” të gjithëve ishte piloti kanadez i “Aston Martin”, Lance Stroll.
Teksa të 20 makinat ishin në qarkullim në cirkuitin e Marina Bay në Q1, Stroll po përpiqej fort për të fituar një vend në segmentin e dytë kualifikues, kur u përplas fuqishëm me bordurat në kthesën e fundit.
A huge impact ended Lance Stroll's qualifying session early#SingaporeGP #F1 pic.twitter.com/xnpOGSsgsZ
Makina e tij thuajse u nda në dysh, me “AMR23” e Stroll që fillimisht u përplas në barriera dhe para se të përfundonte në mes të pistës, e shkatërruar plotësisht.
Fatmirësisht piloti ia ka hedhur paq nga ky aksident i frikshëm. Stroll ishte i vetëdijshëm dhe doli vetë nga makina, ndërsa u transportua për kontrolle mjekësore.
Duke folur për mediat pasi u kthye nga një kontroll në qendrën mjekësore, ai tha për mediat: “Jam mirë, gjithçka është në rregull”. (A2 Televizion)