Mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë, polici në Lezhë vret veten me armën e shërbimit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 18:08 | Aktualitet
Mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë, polici

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një efektiv policie ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku mësohet se viktima është identifikuar me iniciale Gj. L. Ky i fundit i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Dyshohet se ai u vetëvra në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi  kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet  e para hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos