Von der Leyen dhe Meloni në Lampeduza, mbi 2 mijë emigrantë në pikën e nxehtë të ishullit

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 08:04 | Bota
Von der Leyen dhe Meloni në Lampeduza, mbi 2 mijë emigrantë

Situata në ishullin italian të Lampeduzës është kritike, teksa 160 emigrantë të tjerë kanë zbarkuar gjatë natës, në vigjilje të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministres Giorgia Meloni.

Burra, gra dhe fëmijë, shumica prej tyre zbathur, janë dërguar tashmë në pikën e nxehtë në lagjen Imbriacola, por po përballen edhe me protesta nga banorët e ishullit.

Pothuajse 2 mijë emigrantë ndodhen aktualisht në pikën e nxehtë, ndërsa vetëm ditën e djeshme autoritetet bënë 23 zbarkime me mbi një mijë refugjatë.

Emigrantët e mbërritur gjatë natës përfshijnë egjiptianë, sirianë dhe sudanezë të cilët raportuan se ishin nisur nga Libia, duke paguar nga 4 mijë dollarë secili për të arritur në Europë.

Meloni dhe von der Leyen pritet që të adresojnë problematikat dhe të njoftojnë një plan masash për të përballuar krizën e re migratore nga Afrika.

Ndërkohë, në një njoftim të ri Kryqi i Kuq italian ka sqaruar zërat lidhur me ngritjen e një qyteti me çadra në Lampeduza, duke i mohuar ato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos