Ky është efektivi i policisë që u plagos në Tiranë, identifikohet edhe autori

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 18:59 | Kronikë
Ky është efektivi i policisë që u plagos në

Edlir Alleshi është efektivi i forcave “Shqiponja” që ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Polici së bashku me një koleg ka ndërhyrë pas një telefonate në sallën operative, për neutralizimin e një të dyshuari që lëvizte me armë në zonën e Kinostudios. Dy efektivët e “Shqiponjave” janë vënë në ndjekje të personit që paraqiste rrezikshmëri, por ky i fundit ka qëlluar dy herë në drejtim të tyre.

Efektivi Alleshi për pasojë ka marrë dy plumba në bark, por fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.

Sakaq, uniformat blu kanë identifikuar autorin e ngjarjes, si shtetasi Klered Bozhanaj. 42-vjeçari me origjinë nga Vlora është banues i zonës së Kinostudios.

Në vendngjarje është gjetur edhe makina e tij me targa italiane, e cila po i nënshtrohet një kontrolli të detajuar nga ana e efektivëve të policisë.

Mësohet se Bozhani njihet si përdorues i lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos