Rusia kundër fjalës së Zelensky-t në Këshillin e Sigurimit, Rama: Jepini fund luftës dhe Ukraina nuk flet e para 

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 15:40 | Aktualitet
Rusia kundër fjalës së Zelensky-t në Këshillin e

Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit në selinë e OKB-së në New York. Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes ka debatuar me përfaqësuesin e Federatës Ruse.

Ky i fundit u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta.

Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare. Megjithatë, Rama nga ana tjetër i bëri të ditur përfaqësuesit të Rusisë se është pikërisht Moska ajo që me nisjen e luftës, i ka dhënë Ukrainës rëndësinë që ka sot në sferën ndërkombëtare.

“Shkelja ka të bëjë me faktin që Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do ta mbajë fjalën. Ajo që e bënë të rëndësishëm Zelensky-n vjen prej jush, jo nga ne…,” tha ndër të tjera Rama.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i delegacionit rus i kërkoi Ramës që të fliste si drejtues i Këshillit të Sigurimit dhe jo si kryeministër i Shqipërisë.

Përpos kundërshtimeve të Rusisë, fjalën pas Ramës e mori Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres dhe pas tij, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos