50 vite më parë, në burgun famëkeq të Spaçit, mes krimeve dhe torturave të diktaturës, pas punës në miniera, disa burra trima guxuan të kundërshtojnë urinë dhe skllavërinë, bashkë me të edhe regjimin.
Revolta e Spaçit tronditi jo pak diktaturën që me pranga shënjonte edhe vraga shpirti. Luljeta Progni, skenariste e këtij filmi dokumentar, përmes dëshmive të tilla rrëfen tri ditët e rezistencës në kampin burg të Spaçit.
Ajo e ka prezantuar këtë produksion në ekranin e madh. Në kinema të pranishëm ishin jo vetëm familjarë të atyre viktimave që lënguan në kampin burg, por edhe diplomatë e ambasadorë që jo pak në të tilla evente mbështesin iniciativën për të zbuluar të vërtetat e diktaturës së egër që përjetuan shqiptarët. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
