Dështime në kuvendin e Kosovës, opozita kritikon Kurtin: Izoloi vendin dhe solli sanksione

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 12:14 | Kosova
Dështime në kuvendin e Kosovës, opozita kritikon Kurtin: Izoloi

Parlamenti i Kosovës vijon funksionimin me tepër vështirësi. Në seancën e sotme, dështoi votimi për një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit. Gjithashtu, dështoi votimi për një projektrezolutë për punën 2-vjeçare të qeverisë, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes braktisën sallën në momentin kur u kërkua themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Gjatë punimeve në seancë, opozita përsëriti disa nga kritikat e saj në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

“Kjo javë është edhe java e Kombeve të Bashkuara, ku gjithë liderët nga mbarë bota marrin pjesë në javën e Kombeve të Bashkuara, përderisa Republika e Kosovës e ka një kryeministër të izoluar, i cili pothuajse është prej të vetmëve nga vendet e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor i cili nuk merr pjesë. Pra jemi vend i sanksionuar, jemi vend që po izolohemi çdo ditë e më tepër dhe nuk ka kurrfarë kuptimi të marrim pjesë në votimin e kësaj marrëveshje”, tha Abelard Tahiri, deputet i PDK.

“Ne si grup parlamentar e mbështesim këtë marrëveshje ndërkombëtare, ky projekt ka shtatë ose tetë vite që ka nisur të realizohet, më vjen mirë që po shkon drejt finalizimit, së paku pjesës së financimit. Dëgjova kryetarin e komisionit për buxhet që bëri thirrje që ta votojmë, të lëmë anash pezmin, ne e kemi pezmin me mënyrën si jeni duke e menaxhuar vendin, si i keni sjellë sanksionet, por nuk kemi pezëm me projektet e rëndësisë kombëtare”, tha Avdullah Hoti, deputet i LDK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos