All - Paragraf - 1
Tri vatra zjarri janë aktivizuar, mesditën e sotme, në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar, në Pishporo, dhe në lagjen e romëve në Fier.
Efektivët zjarrfikës janë ndarë për të neutralizuar flakët në të gjitha vatrat, por më problematike situata u paraqit në lagjen e romëve në Levan. Fillimisht, zjarri ka rënë në një kanal anësor e më pas flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat pranë.
All - Paragraf - 3
Në vendngjarje, kanë shkuar menjëherë tri automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ata janë ndihmuar me mjete rrethanore, edhe nga banorë të zonës të cilët janë alarmuar nga flakët që po përhapeshin me shpejtësi drejt banesave të tyre. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2