Mashtronin italianë që të investojnë në bursën “Forex”, në pranga 2 administratorët e Call Center në Tiranë, 2 të tjerë në kërkim

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 09:30 | Aktualitet
Mashtronin italianë që të investojnë në bursën

Një skemë mashtrimi nga një call center në Rrugën e Zallit është zbuluar, duke vënë në pranga 2 administratorë, e ndërsa 2 të tjerë janë vënë në kërkim. Në pranga kanë rënë  B. K., 27 vjeç, dhe M. K., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, e ndërsa në kërkim janë J. K., 51 vjeçe, dhe E. K., 32 vjeç.

Mësohet se këto 4 persona kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës. Ato telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit i bindnin që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Gjatë operacionit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos