Vrasja e të riut në Shkodër për parkim, arrestohet një nga bashkëpunëtorët e autorit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 10:55 | Aktualitet
Vrasja e të riut në Shkodër për parkim, arrestohet një

Policia e Shkodrës ka arritur që të prangosë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasjes së një nate më parë në Hot i Ri, të të riut Valter Fierza. Mësohet se ky person, i identifikuar si P. M., 22 vjeç është ndaluar nga Policia në tentativë për të shkuar në zonat malore të Dukagjinit.

22-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë në një konflik të çastit, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, ku mbeti i vrarë Valter Fierza. 4 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake, si dhe dëshmisë së familjarëve të viktimës, dyshohet se konflikti që çoi deri në përdorimin e armës ka lindur mes vëllait të viktimës dhe autorit të dyshuar.

Debati ka lindur për një automjet të parkuar në arë dhe ku pretendohej se bllokohej rruga. Pas debatit me vëllain e viktimës autori i dyshuar, Klodian Mhilli, ka debatuar edhe me 33-vjeçarin, Valter Fierza, të cilin e ka qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa policia pas identifikimit ka nisur kontrollet për kapjen e tij.

“Si rezultat i kërkimeve intensive, kontrolleve të vazhdueshme dhe veprimeve të shpejta operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim P. M., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

22-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë në një konflik të çastit, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, ku mbeti i vrarë shtetasi V. F., 33 vjeç.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos