Dyshime për ndërhyrje në TIMS, Prokuroria e Tiranës i kthen mbrapsht dosjen AMP-së

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 09:29 | Aktualitet
Dyshime për ndërhyrje në TIMS, Prokuroria e Tiranës i kthen

Prokuroria e Tiranës ka kthyer pas në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore materialet e referuara nga kjo e fundit për dyshime të ndërhyrjes së paligjshme në sistemin TIMS.

Një muaj pas depozitimit të kallëzimit, Prokuroria e kryeqytetit ka vlerësuar nevojën e kryerjes së veprimeve shtesë nga ana e AMP.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që ngjalli edhe një reagim në Ambasadën Amerikane në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos