
Me fotografitë autoriale bashkëkohore ku koncepti, ideja dhe realizimi bazohen në një temë kuratoriale janë bërë bashkë edhe këtë vit fotografë nga e gjithë bota për të ekspozuar, por edhe konkurruar në Shqipëri. Ndalesa e parë e festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fokus Award” ka qenë Vlora, nga ku imazhet dhe artistët kanë komunikuar me publikun.
Tema e këtij viti është se ka të bëjë me ndryshimet që kapluan gjithë botën, pas pandemisë dhe luftës.
“Gjithçka ka ndryshuar”, është slogani i këtij festivali. Gjithçka ndryshon edhe pasi ke vizituar një ekspozitë të tillë.
Festivali ndërkombëtar i fotografisë “Fokus Award”, prej 13 vitesh sjell për në Tiranë jo vetëm imazhe fantastike, por edhe fotografët më në zë nga bota. Këtë vit në jurinë e këtij festivali është Maria Lannote, një artiste italiane e vlerësuar me çmime në fushën e fotografisë, por edhe Drejtuese e FIOF-it e si e tillë menaxhuese e projekteve me Kinën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Evropën, Shqipërinë. (A2 Televizion)