Plagosje me thikë në Kukës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 13:41 | Kronikë
Plagosje me thikë në Kukës

Një person është në kërkim nga policia në Kukës pasi plagosi me thikë një të ri. Bëhet e ditur se pasditen e së shtunës është dërguar në Spitalin e Kukësit me plagë thike A. E., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i riu është plagosur me thikë nga një 24-vjeçar, banues në Kukës, gjatë një konflikti mes tyre.

I plagosur vijon të marrë ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos