Kurti viziton policin e plagosur në Veri: Sulmet nga kriminelë të orkestruar nga Serbia!

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 15:55 | Kosova
Kurti viziton policin e plagosur në Veri: Sulmet nga kriminelë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur sot në Veriun e Kosovës, Alban Rashiti, i cili po trajtohet në QKUK.

Kurti thotë se kriminelët e orkestruar nga Serbia kanë hedhur granate dore në drejtim të Policisë së Kosovës gjatë aktit terrorist ku mbeti i vrarë një efektiv.

”Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”.

Kreu i qeverisë, Albin Kurti po ashtu ka treguar se në ora 10:00 do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos