Flet mes dhimbjes xhaxhai i policit të vrarë në Veri: Krenar për të!

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 16:01 | Kosova
Flet mes dhimbjes xhaxhai i policit të vrarë në Veri: Krenar

Xhaxhai i policit të vrarë në veri, Gani Bunjaku gjatë një deklaratë për mediat ka ndarë dhimbjen por edhe krenarinë për nipin e tij i cili dha frymën e fundit në krye të detyrës. Ai u shpreh se i ndjeri ka shkuar me gjithë vullnetin në punë.

“Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbi sundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos