
Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë dhe vjen në një kohë kur në veri ka pasur të shtëna me armë, e ku për pasojë një polic është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje për këtë takim Mirëpo, ajo që raportojnë mediat në Kosovë, është se pritet që Kurti të zhvillojë një sërë takimet me ndërkombëtarët për situatën në veri. (A2 Televizion)