
Procesi i votimit për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit ka përfunduar. Në njoftimin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhet me dije se kanë votuar 45,63 % të qytetarëve.
Duke bërë një krahasim me “14 majin”, vihet re një përqindje më e ulët, pasi në ato zgjedhje morën pjesë 52.79% e qytetarëve.
Në garë janë Emri Vata nga Kolicioni “Bashkë Fitojmë” si edhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste.
Zgjedhjet u përsëritën për shkak të dorëheqjes së Safet Gjicit, pas skandalit seksual në zyrën e tij. (A2 Televizion)