Vrasja e policit në Kosovë, reagojnë Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 07:46 | Politikë
Vrasja e policit në Kosovë, reagojnë Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i Partisë Demokratike dënuan ashpër sulmin e rëndë me armë në Kosovë, ku për pasojë mbeti i vrarë një rreshter i Policisë, teksa mbeti i plagosur dhe një tjetër.

Meta shprehu mbështetje për Policinë dhe autoritete e Kosovës teksa kërkoi ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Ndërkohë që Lulëzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, i bëri thirrje autoriteteve të Beogradit që të dënojnë këtë sulm dhe të distancohen prerazi prej tij.

“I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi në Zveçan. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkruan Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos