Basha me fermerët e zonës së Zall Herrit: Fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit!

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 13:13 | Politikë
Basha me fermerët e zonës së Zall Herrit: Fund

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha, në vijim të takimeve bisedoi sot me fermerët e zonës së Zall Herrit në Tiranë. Basha ka ndarë disa foto nga takimet ndërsa shkruan se ku dëgjuar problematikat me të cilat fermerët përballen çdo ditë.

Sipas Bashës, mungesa e mbështetjes nga fondet e bujqësisë, mungesa e tregut dhe rënia e fuqisë blerëse, janë shqetësimet bazë të fermerëve për të cilat thotë se marrin zgjidhje kur ti jepet fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë të Zall Herrit në Tiranë. Ata përballen  sot me vështirësi të shumta që nga mungesa  e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj.  Edhe fondet që akordonte BE për bujqësinë u pezulluan sepse babëzia e kësaj qeverie, nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos