Përfundon votimi në Kukës, Celibashi mesazh partive politike

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 20:46 | Politikë
Përfundon votimi në Kukës, Celibashi mesazh partive politike

Pas përfundimit të procesit të votimit në Kukëz, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka pasur një mesazh për partitë politike.

Ai ka bërë thirrje që subjektet zgjedhore të emërojnë anëtarët e grupit numërimit, në mënyrë që të vijojë numërimi i votave në mënyrë të pandërprerë.

“Pas përfundimit të marrjes në dorëzim të të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqiperi i bën thirrje subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me detyrimin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë”, shkruan Celibashi.

Referuar të dhënave zyrtare, deri në orën 19:00 votuan 45% e votuesve. Duke bërë një krahasim me “14 majin”, vihet re një përqindje më e ulët, pasi në ato zgjedhje morën pjesë 52.79% e qytetarëve.

Në garë janë Emri Vata nga Kolicioni “Bashkë Fitojmë” si edhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste. Zgjedhjet u përsëritën për shkak të dorëheqjes së Safet Gjicit, pas skandalit seksual në zyrën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos