Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplaset me pemën, shoferi bllokohet brenda

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 15:23 | Aktualitet
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplaset me

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën Rrapit në qytetin e Vlorës.

Siç shihet në pamjet që A2 CNN sjell, një makinë tip “Benz” është përplasur me një nga pemët në bulevard. Përplasja ka qenë shumë e fortë, teksa shoferi ka mbetur për disa minuta i bllokuar në makinë.

“Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës.

Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Në vendngjarja kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos