Kombëtarja në alarm, Ismajli dhe Cikalleshi rrezikojnë Çekinë, edhe Uzuni i dëmtuar

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 14:00 | Futboll
Kombëtarja në alarm, Ismajli dhe Cikalleshi rrezikojnë

Kur kanë mbetur dhe disa ditë nga ndeshja vendimtare me Republikën Ceke, kombëtarja shqiptare e futbollit është në alarm. Trajneri Silvinjo është me dhimbje koke pasi ka nisur të bëj llogaritë pa dy lojtarë të rëndësishëm.

Sokol Cikalleshi është dëmtuar në ndeshjen e fundit përballë Ankaraguçu dhe ka lënë fushën në minutën e 66. Në deklaratën për shtyp nga klubi i Koniasporit, theksohet se pas ekzaminimeve që i janë bërë sulmuesit nga Kavaja, u konstatua një dëmtim i shkallës së dytë, në kofshën e djathtë.

Siç mësohet, rikuperimi i tij kërkon të paktën 2 apo3 javë. Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë pjesë e kuqezinjve në duelin e rëndësishëm që Shqipëria ka ndaj Republikës Ceke më 12 tetor.

Edhe mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli u dëmtua në ndeshjen ndaj Interit dhe u detyrua të largohet nga fusha para kohe. Lojtari doli nga loja në minutën e 51-të dhe nuk dihet ende gjendja e tij fizike. Ismajli pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Probleme ka dhe për Myrto Uzunin, i cili dhe pse u aktivizua si titullar në duelin ndaj Las Palmas, ishte e dëmtuar dhe rrezikoi disi.

Sipas trajnerit të Granadës, Pako Lopez, sulmuesi u aktivizua në fushë pasi në seancën e fundit stërvitore dukej në gjendje të mirë fizike edhe pse nga stafi mjekësor nuk ka marrë 100% dritën jeshile.

Kombëtarja shqiptare luan me Republikën ceke në datën 12 tetor, një ndeshje që mund të vendosi dhe kualifikimin e Shqipërisë për në EURO 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos