
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur disa minuta më parë, në aksin Vlorë – Kote në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku mësohet se janë përplasur dy mjete tip “Volkswagen” me drejtues një shtetas gjerman, i identifikuar si Fabian Kirchner.
Ndërkohë, në mjetin tjetër kanë mbetur të dëmtuar Querjako Kokaj dhe pasagjerja Refije Kokaj, e cila ka mbërritur në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)