Konflikt me thika në Korçë, 70-vjeçari plagos 45-vjeçarin

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 09:04 | Kronikë
Konflikt me thika në Korçë, 70-vjeçari plagos

Konflikti mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e thikave dhe plagosjen e njërit prej tyre në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një 70 vjeçar ka goditur me thikë në këmbë një 45 vjeçar, pas një konflikti të hershëm mes tyre.

Shkak i konfliktit dyshohet se është për një pronë, teksa i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos