All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Reali gjen zëvendësuesin e Ancelottit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 09:04 | Futboll
Reali gjen zëvendësuesin e Ancelottit
All - Paragraf - 1

Me shumë gjasa, Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Pasi Carlo Ancelotti të marrë drejtimin e Brazilit, përflitet se madrilenët kanë ndërmend ta zëvendësojnë me Xabi Alonson.

Për 42-vjeçarin do të ishte një rikthim në Madrid. Ai luajti atje nga viti 2009 deri në vitin 2014, madje në sezonin e tij të fundit me fanellën e bardhë (2013-14) kishte Ancelottin si trajner. Spanjolli ka përfaqësuar “Los Blancos” në 236 ndeshje, duke fituar një Champions League, një kampionat, dy Kupa Mbreti, një Superkupë Spanje dhe një Superkupë Europe.

All - Paragraf - 3

Pasi vari këpucët në gozhdë, Xabi Alonso filloi një karrierë trajneri, fillimisht te Real Sociedad B dhe më vonë te Bayer Leverkusen, ku ai po i befason të gjithë. Pasi mori drejtimin e ekipit gjerman në tetor 2022, ai përfundoi në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, duke arritur kualifikimin në Europa League. Edhe këtë vit, ai e ka filluar shkëlqyeshëm, duke ia vështirësuar detyrën Bayern Munich në Bundesligë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos