Vllaznia përballë Egnatias, Teuta pret Kukësin

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 09:29 | Futboll
Vllaznia përballë Egnatias, Teuta pret Kukësin

Kjo mesjavë rikthen në fushë skuadrat e Superligës, me ndeshjet e javës së gjashtë. Dueli më i fortë në letër është ai mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Dy ekipe të forta dhe rivale direkte për fituar titullin. Kuqeblutë do të luajnë pa 6 lojtarë të rëndësishëm si portjeri Qarri, Hakaj, Juriç, Spahija Bruno Gomes, Asani dhe Qarri. 

Në “Niko Dovana”, Teuta me Edi Martinin e rikthyer ka detyrim 3 pikë përballë Kukësit. Tekniku shkodran do të kërkojë të bëjë sërish surprizën me bregdetarët, edhe pse detyra këtë sezon duket e vështirë. Nga ana tjetër, verilindorët, pas fitores minimale ndaj korçarëve, entuziazmi në skuadër është rritur dhe do të bëjnë çmos për të dalë me një pikë nga kjo transfertë. 

Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Erzenit dhe Skënderbeut. Korçarët kanë 3 ndeshje që nuk fitojnë, ndërsa shijakasit pas 3 sukseseve të fundit përballë Tiranës dhe Dinamos, kërkojnë të kthehen në surprizën e bukur të këtij edicioni. 

Të enjten, Laçi pret Dinamon, ndërsa derbi Tirana-Partizani, e programuar të luhej këtë javë, është shtyrë në 19 tetor, në Arenën Kombëtarëe, në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos