All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ekspertët: Raketa që vrau dy persona në Poloni në nëntor, ishte ukrainase

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 10:04 | Bota
Ekspertët: Raketa që vrau dy persona në Poloni në
All - Paragraf - 1

Raketa që vrau dy persona në impiantet e grurit në Poloninë jugore në nëntorin e kaluar, ishte ukrainase. Kjo është konfirmuar nga ekspertët polakë, sipas raportimeve të gazetës Rzeczpospolita.

Shpërthimi i raketave në Poloni e cila është anëtare e NATO-s, ngjalli frikën se lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë duke aktivizuar klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s. 

All - Paragraf - 3

Por në atë kohë, Varshava dhe aleanca Atlantike e vlerësuan si një gabim nga Ukraina.

Burime të njohura me hetimin i thanë Rzeczpospolita se Polonia ka konfirmuar se raketa që ra në fshatin Przewodow ishte një S 300 5-W-55 që u qëllua nga territori ukrainas.

Kjo raketë ka një rreze prej 75 deri në 90 km”, shkruan gazeta duke cituar një burim.

All - Paragraf - 6

“Në atë kohë, pozicionet ruse ishin në një distancë të tillë që asnjë raketë ruse nuk mund të arrinte në Przewodov.”

Megjithatë, Ukraina ka mohuar që raketa e saj të ketë rënë në Poloni. Sipas Rzeczpospolita, pala ukrainase nuk ka ofruar materiale për hetuesit polakë.

Gazeta citoi Lukasz Lapczynski, një zëdhënës i prokurorisë polake, të ketë thënë se prokurori ka marrë mendimin e ekspertëve, por nuk po e publikon përmbajtjen e tij sepse është konfidencial. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos