
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi akuzohet se ka ndihmuar në shpërndarjen e drogave të gjetura në një çerdhe në Nju-Jork, ku një 1-vjeçar vdiq pasi u ekspozua ndaj fentanilit.
Renny Antonio Parra Paredes është personi i tretë i arrestuar pas vdekjes së Nicholas Dominici, këtë muaj.
Paredes akuzohet për komplot për shpërndarjen e lëndëve narkotike që rezultoi në vdekje. Administrata e Zbatimit të Drogës (DEA) thotë se zoti Paredes luajti një rol kyç në një operacionin e trafikut të drogës që po largohej nga qendra e kujdesit ditor Divino Niño.
Sipas zyrtarëve, gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një vulë, që përdorej për të shënuar paketat e drogës, si edhe pajisje të përdorura për të përgatitur lëndë narkotike, përfshirë peshore digjitale dhe qese plastike.
Sasi të mëdha lënde narkotike u gjetën gjatë kontrollit në çerdhen e Bronx.
Policia thotë se droga e gjetur në çerdhe mbante vulën “Red Dawn”. Në kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur edhe paketime të ngjashme dhe një vulë me fjalët “Red Dawn”.
Një 1-vjeçar vdiq nga një mbidozë droge në çerdhe, e cila ishte fshehur nën dyshekun ku vogëlushi Nicholas Dominici po flinte. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital, pasi gjithashtu u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme.
Pronari i çerdhes, Grei Mendez dhe punonjësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, po përballen me akuza federale për posedim të lëndëve narkotike me qëllim të shpërndarjes dhe vrasje. (A2 Televizion)