All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Po e shtyn Macron Evropën në një “luftë” 900 miliardë dollarëshe me Kinën?

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 09:14 | Bota
All - Paragraf - 1

Qasja e re, më e ashpër e Bashkimit Evropian ndaj Kinës po formësohet nga shqetësimet e Francës rreth praktikave tregtare të Pekinit.

Këto të fundit, po përbëjnë një kërcënim veçanërisht të rëndësishëm për industritë kryesore.

All - Paragraf - 3

Siç vë në dukje Bloomberg, Parisi ka marrë një rol kyç në shtytjen për ndryshimin e politikave, duke besuar se mosveprimi në momentin aktual mund ta rrezikojë ekonominë e BE-së në afat të gjatë.

Burime anonime të rangut të lartë të cituara nga agjencia sjellin në vëmendje shkatërrimin e industrisë diellore një dekadë më parë, kur importet e lira nga Kina fshinë prodhimin evropian.

Një nga zyrtarët tha se industria evropiane e automobilave mund të goditet në të njëjtën mënyrë, duke e lënë BE-në me një dilemë të madhe: Ose të pretendojë fuqinë e saj, ose t’i përkulet Kinës.

All - Paragraf - 6

Synimi i BE-së nuk është të kthejë marrëdhëniet tregtare të Evropës me Kinën prej 900 miliardë dollarësh në vit në një betejë frontale si ajo e Pekinit me SHBA-në, por përkundrazi të krijojë një fushë loje të barabartë midis blloqeve më të mëdha ekonomike në botë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dëshiron që partnerët e tij në BE ta shohin Evropën si një forcë balancuese midis dy superfuqive ekonomike të botës. Kjo do të lejonte Parisin dhe kryeqytetet e tjera të kultivonin marrëdhënie të veçanta me aleatë të tjerë të mundshëm, si India.

Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e tarifave për automjetet elektrike kineze, të cilat mund të çojnë në një luftë tregtare me Kinën. Kjo nismë ka shkaktuar shqetësim tek ekonomistët evropianë, të cilët paralajmërojnë se një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë evropiane.

All - Paragraf - 9

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është një nga ithtarët kryesorë të një linje të ashpër kundër Kinës. Macron beson se Evropa duhet të mbrojë industritë e saj nga subvencionet kineze dhe importet e lira.

Megjithatë, shumë vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë, janë më ngurruese për t’u përfshirë në një luftë tregtare me Kinën, nga frika se kjo do të dëmtonte eksportet e tyre. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos