Momente frike, trajneri italian pëson infarkt pas debatit me arbitrin

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 19:03 | Futboll
Momente frike, trajneri italian pëson infarkt pas debatit me arbitrin

Momente frike gjatë ndeshjes Vicenza-Pergoletese, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Serie C që përfundoi 1-0 në favor të vendasve, njoftojnë mediat italiane.

Në minutën e 36′ të sfidës, arbitri i katërt po debatonte me trajnerin e lombardëve, Mateo Abate dhe në atë moment ky i fundit u rrëzua në tok për shkak të një ataku kardiak.

Teknikut iu dha menjëherë ndihma e shpejtë dhe ndërhyrja me defibrilator ishte vendimtare për t’i shpëtuar jetën. Më pas ai u nxor nga stadiumi me barrelë duke e dërguar në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos