Java e Modës në Paris, Dior dhe Saint Laurent prezantojnë koleksionet e reja

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 10:50 | Showbiz
DEGJO ARTIKULLIN
Java e Modës në Paris, Dior dhe Saint Laurent prezantojnë
Java e Modës në Paris, Dior dhe Saint Laurent prezantojnë koleksionet e reja

Dior zbuloi nga Parisi koleksionin e ri të shtëpisë së modës, në një përzierje të stilit femëror dhe mashkullor, por përsëri elegant, siç Dior vjen gjithnjë. 

E zeza klasike në fustane, funde, këmisha e kostume shoqërohet me të bardhën apo dantellën e punimet me grep, në detaje, jakë apo konture. Sipas Chiurit, vitet kanë thyer çdo tabu dhe nuk ka më një kod veshjeje për femra e meshkuj. Nuk ka më stereotipe për ndarjen e veshjeve.

Dior këtë herë ka sjellë një koleksion bazuar te teknikat e qepjes me dorë, bluzave e fundeve të thurura, duke rikthyer edhe këpucët e stilit gladiator, shoqëruar me çanta elegante e perla, që i gjejmë edhe në veshje. 

Nga afër, prezantimin e koleksionit të ri pranverë/verë 2024 e ndoqën personazhet e famshme si Charlize Theron, Jennifer Lawrence apo edhe Robert Pattinson. 

Pas Dior, ishte radha e Saint Laurent të prezantojë në Paris atë çka marka propozon për verën e ardhshme. Shtëpia franceze e modës qëndron besnike e ngjyrave bazike, e bardha dhe e zeza, grija e bezha, por këtë herë, thuajse në çdo veshje, spikat kakija, nga bustet elegante te pantallonat kargo, fustanet e ngushta e të shkurtra apo këmishat e holla.

Me pasarelën të ngritur buzë Senës, me pamje magjike nga Kulla Eifel, Saint Laurent u përgëzua për elegancën e veshjeve të ditës dhe mbrëmjes, mbi takat e larta. Beli në pah është sugjerimi i Saint Laurent për femrat, pavarësisht veshjes elegante apo më sport. Fundet sugjerohen po ashtu të ngushtë, pas trupi, shoqëruar me body apo bluza saten. Veshja plotësohet nga syzet e mëdha, kapele aviacioni e rripa të mëdhenj lëkure, që e kompletojnë stilin kryesisht pranveror. 

Java e Modës në Paris përfundon më 3 tetor dhe deri atëherë, kryeqyteti francez do të mirëpresë qindra adhurues të modës, por edhe yje të showbiz-it, që nuk humbasin rast për të shijuar nga afër koleksionet e reja dhe takimet me njëri-tjetrin.

Çfarë ndodhi këtë sezon të javës së modës?

Me pasarelën të ngritur buzë Senës, me pamje magjike nga Kulla Eifel, Saint Laurent u përgëzua për elegancën e veshjeve të ditës dhe mbrëmjes, mbi takat e larta.

Poll

Beli në pah është sugjerimi i Saint Laurent për femrat, pavarësisht veshjes elegante apo më sport. Fundet sugjerohen po ashtu të ngushtë, pas trupi, shoqëruar me body apo bluza saten. Veshja plotësohet nga syzet e mëdha, kapele aviacioni e rripa të mëdhenj lëkure, që e kompletojnë stilin kryesisht pranveror.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos