Universiteti i Durrësit mund të cilësohet si ndër më të preferuarit sa i takon universiteteve në rrethe në vendin tonë.
Me 1500 studentë të rinj të regjistruar për këtë vit akademik dhe me rreth 17 mijë studentë në total në 5 fakultete, Universiteti “Aleksandër Mosiu” i Durrësit, do të vijojë të vuajë munges në e konvikteve për studentët e tij, ashtu sikurse ende nuk ka asgjë konkrete për pajisjen e të rinjve me kartën e studentit.
Edhe pse Durrësi është qendra më e madhe turizmit bregdetar dhe kulturor në vend, sërish dega e “Guidës Turistike” rrezikon pezullimin për shkak të numrit të ulët të studentëve të regjistruar, ashtu siç janë edhe degët e historisë apo filozofi-sociologjisë. (A2 Televizion)
