Rikthehet Ermonela Jaho, sopranoja nis në Teatrin e Operas masterklasat për zërat operistikë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 15:16 | Kulturë
Rikthehet Ermonela Jaho, sopranoja nis në Teatrin e Operas masterklasat

Deri më 5 tetor, nga 8 orë në ditë Ermonela Jaho, një ndër zërat më të mirë në botë do të jetë e përfshirë në jetën e atyre që kanë zgjedhur të jenë në masterklasat e saj, jo vetëm për teknikën fizike të këndimit, por edhe për ndërtimin e një roli në skenën teatrale. Ndyshe nga masterklasast e para, ku artistja nuk ishte e kënaqur me pjesëmarrjen, këtë tetor Ermonela Jaho u shfaq optimiste.

Këtë herë, Masterclass-i ofrohet totalisht pa pagesë, pas debateve të shumta dhe një prej justifikimeve për pagesat e larta të përvojës së parë të këtij lloji në teatrin shqiptar.

Ata që kanë zgjedhur të jenë trajnimet e sopranos shqiptare janë nga mosha 22 e deri në 30 vjeç, të rinj që suksesin e Ermonela Jahos jo vetëm e duartrokasin, por edhe e shohin si motiv frymëzimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos