Në kujtim të At Zef Pllumit, një shfaqje teatrale me rrëfimet e fratit françeskan

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 14:58 | Kulturë
Në kujtim të At Zef Pllumit, një shfaqje teatrale me

Nën tingujt e pianos, me rrëfime që At Zef Pllumi ka lënë si dëshmi të shkruara të një kohe të vështirë, është përkujtuar frati Françeskan dhe vepra e tij monumentale ‘’Rrno vetëm për me tregue’’.

Interpretimi vjen nga Arben Derhemi, aktori që prej kohësh e ka marrë këtë si një mision për ta shpërndarë fjalën e fratit ngado, sepse vetë vepra e tij është një mision më vete që rrugëton për ta bërë shoqërinë shqiptare edhe më të mirë.

Aktori është edhe ideator e regjisor i shfaqjes për At Zef Pllumin që shoqërohet me muzikën e Aulon Naçit, si një vepër teatrale.

Aty rrëfehen krimet dhe torturat që kanë ndodhur në burgjet e diktaturës, ku ai mbijetoi pas 26 viteve burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos