Ekspozita “Mio, bashkëkohësit dhe artistët” vjen nën kurimin e Suzana Varvaricës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 14:11 | Kulturë
Ekspozita “Mio, bashkëkohësit dhe artistët” vjen

55 punime të piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare kanë rrugëtuar drejt qytetit të Pogradecit.

Vangjush Mio, një emër i madh i pikturës shqiptare, bashkëkohësit e tij dhe artistë të 5 dekadave ka bërë bashkë studiuesja, kritikja dhe kuratorja Suzana Varvarica.

Ajo ka ndërmarrë një mision, të nxjerrë nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve vepra, të cilat janë thesare të kulturës sonë dhe që jo të gjithë kanë akses për t’i shijuar nga afër.

Ky mision nuk përfshin vetëm veprat e krijuara para viteve ’90, por përcjell edhe punën e piktorëve si Vangjo Vasili dhe Arif Lushi.

Galeria Kombëtare e Arteve ka më shumë se tri vite që është thuajse inekzistente në kalendarin e eventeve, jo vetëm në Tiranë, por ngado.

Ndaj edhe institucioni pa ndërtesë dhe pa drejtor, ka bërë këtë zgjedhje. Të rrugëtojë në rrethe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos