
Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, Inxhinier Abdyl Karakashi, veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe një nga themeluesit e industrisë mekanike në Shqipëri.
Inxhinier Karakashi njihet për realizime novacionesh të shumta në fushën e inxhinierisë mekanike për të cilat iu akordua titulli “Hero i Punës”.
Por inxhinieri i shquar ishte gjithashtu një nga themeluesit e akrobacisë shqiptare të ushtruar fillimisht në Estradën e Kufirit e më pas në Estradën dhe Cirkun e Tiranës, pa shkëputje nga puna në kombinatin e autotraktorëve.
Nëntori i vitit 1959 shënon lindjen e Cirkut Shqiptar dhe kjo datë lidhet me shfaqjen e parë të mirëfilltë, të titulluar “Shkopi Magjik”.
Një ndër figurat që ngritën në kult këtë art ishte edhe inxhinier Abdyl Karakashi. Abdyl Karakashi mban titullin “Kampion gjimnastike” në shumë vegla. (A2 Televizion)