Këto ditë në Tiranë vjen një debat ndryshe nga ai i përditshmi që zë kohën e darkave tona, apo edhe i kafeve të pushimit.
Debatohet mbi letërsinë, por edhe mbi identitetin kombëtar. Arenën do ta zënë me radhë 12 autorë të huaj dhe mbi 30 shkrimtarë shqiptarë, përkthyes, publicist gazetarë e dashamirës të librit.
Në Muzeun Historik Kombëtar, tema që do t’i përbashkojë leximet letrare, diskutimet në panele dhe autorët me lexuesit është “Përballë”.
Drejtorja ekzekutive Milena Selimi është kujdesur që pre tre ditë në këtë festival të mos shmanget aktualiteti, por t’i flitet atij përmes rreshtave që gjemë në libra.
Në tetorin që i dedikohet librit, këto ditë leximi në Tiranë shënjohen nga ftesa për të rinjtë që të jenë miq të librit.
Festivali për 9 vite nuk ka pasur si qëllim shitjen e librit, marketimin e tij apo të evidentojë më të mirët si ndër konkurse.
Misioni i këtij eventi në Tiranë është dialogimi, mes kulturave, mes gjuhëve të ndryshme, mes rreshtave të librave. (A2 Televizion)
