Max Verstappen është shpallur kampion bote në Formula 1 për herë të tretë radhazi. Holandezit të Red Bullit i mjaftuan vetëm 11 xhiro në garën Sprint të së shtunës për të siguruar matematikisht titullin, duke e kthyer në formalitet garën e sotme të Katarit.
Shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, pësoi aksident në Sprint, duke i dhënë titullin Verstappenit, të cilit gjithsesi i mjaftonte vetëm një vend i gjashtë në minigarën e djeshme.
Holandezi e mbylli në vendin e dytë, pas australianit Oscar Piastri, me McLaren.
Sot, në orën 19:00, do të zhvillohet Çmimi i Madh i Katarit, ku kampioni i trefishtë Verstappen do të mundohet të arrijë një tjetër fitore për statistikat e tij. (A2 Televizion)