
Mes dy kandidaturave për përfaqësues nga Apeli në KLGJ, mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve zgjodhi gjyqtaren Emona Muçi, aktualisht gjyqtare në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm. Muçi mori 133 vota pro saj, ndërsa kandidatja tjetër, Irida Kacerja grumbulloi 92 vota.
Mes 5 kandidatëve, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve votoi për të çuar në KLGJ gjyqtaren e Apelit të Përgjithshëm, Emona Muçi, si përfaqësuese nga Apelet dhe gjyqtarët Gentiana Muçaj dhe Markelian Koça nga gjykatat e Shkallës së Parë. Anëtarët e rinj do të zëvendësojnë tre anëtarët gjyqtarë që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj, Marçela Shehu dhe Dritan Hallunaj.
Gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjykimit zgjedhin sot tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë. (A2 Televizion)