
Liderët ushtarakë të Burkina Fasos arritën një marrëveshje me Rusinë për ndërtimin në vendin e tyre një central me energji bërthamore, që do të ndihmonte në përmbushjen e kërkesave të tyre për këtë produkt.
Junta në Burkina Faso prej kohësh tashmë ka gjetur kurrizin e kthyer të partnerëve të saj perëndimorë dhe për këtë arsye është drejtuar nga Rusia për të përballuar problemet e saj ekonomike.
Sipas të dhënave zyrtare, Burkina Faso është një ndër vendet më pak të elektrifikuara në botë, e cila plotëson nevojën e vetëm 21% të popullsisë së saj.
Gjenerali Ibrahim Traore e cilësoi marrëveshjen si një hap tepër të rëndësishme për sektorin energjetik në vendin e tij, por edhe në vendet fqinje.
Në marrëveshje parashikohet që centrali do të sigurojë furnizim me energji elektrike brenda vitit 2030 për 95% të zonave urbane dhe 50% në ato rurale. (A2 Televizion)