21 Janari festë kombëtare, propozimi i Murrizit ndez debatin në Komisionin e Ligjeve

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 11:29 | Politikë
21 Janari festë kombëtare, propozimi i Murrizit ndez debatin në

Propozimi i deputeti demokrat, Myslym Murrizi, për të shpallur 21 Janarin, ditën e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës, si festë kombëtare, është diskutuar këtë të enjte në Komisionin e Ligjeve.

“PS dhe PD shkojnë për dreka dhe darka për 21 janar në Lushnje. Ky propozim duhet të ishte bërë që në Parlamentin e parë pluralist, për ta shpallur festë kombëtare datën e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës. Nuk kam ardhur këtu për të korrigjuar historinë. Kjo datë është para se të ndaheshim në komunistë dhe ballistë”, tha Murrizi.

https://youtu.be/i4ICjhXZEck

Propozimi nuk u hodh poshtë, ashtu siç ishte paralajmëruar, nga shumica socialiste, por u kërkua më shumë kohë për shqyrtimin e tij. “Dy janë datat historike kombëtare, 28 dhe 29 nëntori. Ky propozim është i paargumentuar historikisht”, tha Bashkim Fino. “Instituti i Historisë të na sjellë dokumentacion shtesë, pasi në vetvete është e rëndësishme si ngjarje, pasi aty u hodhën themelet e parlamentarizmit shqiptar. Të mos marrin një vendim sot.

Gjatë diskutimit pati edhe një debat mes deputetit të opozitës Adriatik Alimadhi, kreut të Komisionit, Ulsi Manja dhe deputetit socialist Alket Hyseni. Alimadhi quajti PS “vazhduese të denjë të Partisë kriminale Komuniste dhe jashtë frymës kombëtare”. Manja i kërkoi Alimadhit të tërhiqte fjalën “kriminale”, ndërsa Hyseni e quajti Alimadhin ballist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos