
Deputetja Rudina Hajdari do të mbrohet nga një gardist në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pasi denoncoi nga foltorja e Parlamentit disa ditë më parë se ishte kërcënuar në zyrë.
“Nuk mund të ndodhë në vitin 2019 që deputetët të kërcënohen, e papranueshme që të kërcënohet një femër. Ka patur raste në zyrën time që kanë hyrë persona dhe më kanë kërcënuar. Merrni masat përpara se të kemi ndonjë viktimë në Parlament. Asnjë deputet të mos hyjë pa u kontrolluar dhe të mos lejohen të hyjnë deputetë me njerëz të tjerë dhe të shantazhojnë kolegët”, deklaroi Hajdari. (A2 Televizion)