21 Janari, Krasniqi: Kjo ngjarje nuk do të zbardhet, askush s’ka interes. Janë përfshirë shumë individë me pushtet

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 22:24 | Politikë
21 Janari, Krasniqi: Kjo ngjarje nuk do të zbardhet, askush s’ka

“Të jemi të sinqertë, askush nuk ka interes për zbardhjen e 21 janarit dhe kjo ngjarje nuk do të zbardhet asnjëherë”.

Kështu u shpreh në “Absolut 4” analisti i A2, Afrim Krasniqi, pasi sipas tij, në atë ngjarje janë përfshirë shumë segmente dhe shumë individë me pushtet.

https://a2news.com/2021/01/21/kerkesa-per-rihapjen-e-21-janarit-felaj-dy-nga-te-plagosurit-nuk-u-moren-ne-pyetje-ishin-te-terrorizuar-u-larguan-nga-shqiperia/

“Aty janë përfshirë shumica e segmenteve shtetërore. Aty janë përfshirë individë me pushtet shumë të madh dhe jo vetëm kaq, por janë përfshirë mediat kryesore, si dhe individë që kanë pushtet sot. Janë përfshirë të gjitha palët politike. Nuk është një proces që njëra palë ka dalë në rrugë dhe një tjetër ka dalë për t’i ekzekutuar, ky është një proces që ka zgjatur 24 orë. Janë parë që kanë sjellë njerëz të gatshëm që kanë sjellë njerëz të gatshëm për t’u përballur me policinë dhe për të krijuar incidente. Janë individë që kanë marrë mbrojtje dhe kanë kërcënuar që, do të vrasin më tepër dhe që sot janë dy krahët politikë, janë procese të pafundme dëshmisë dhe të dhënash, të cilat nuk janë marrë kurrë në konsideratë. Nëse do të kishte Shqipëria një prokurorë të vërtetë, mjaftonte sot fjalimi i kryeministrit dhe i thërriste të gjithë ata që folën aty për të dhënë dëshmi, edhe ata të opozitës”.

https://a2news.com/2021/01/21/21-janari-ne-absolut-4-krasniqi-policia-eshte-perdorur-nga-politika-garda-duhet-reformuar/

Më tej, ai theksoi se asnjë nga vrasjet politike të 30 viteve nuk janë zbuluar. “Më 2 prill të vitit 1991, janë vrarë 4 veta dhe sot nuk i përmend askush. Njëri prej tyre ka qenë funksionar politik dhe ka qenë duke folur. Ka qenë ekzekutim politik. Përgjegjësit i ke të gjithë në poste dhe askush nuk ka marrë as dënim moral dhe as dënim politik. Janë vrarë në ’97, po ashtu edhe një vit më pas. Në dijeninë time janë rreth 15 veta. Këto ngjarje kurrë nuk janë zbuluar dhe nuk do të zbulohen, pasi nuk ka interes. Interesi politik do t’i përdorë ngjarjet dhe të krijojë mite”, u shpreh Krasniqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/21/dosja-e-21-janarit-felaj-ngjarja-u-hetua-ne-menyre-te-manget-prokuroria-u-pengua/

A2 CNN Livestream

Latest Videos