21-vjeçari me 209 km/h në tunel, ndëshkohet nga policia, pezullohen 74 leje drejtimi

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 17:11 | Kronikë
21-vjeçari me 209 km/h në tunel, ndëshkohet nga policia,

Një 21-vjeçar nga Elbasani është njëri prej drejtuesve të mjeteve që janë ndëshkuar nga Policia Rrugore në 24 orët e fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia njofton se ai po lëvizte me 209 km/ orë në tunelin Kërrabë-Elbasan.

Policia tha se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 shoferë nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar gjithsej 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Gjithashtu janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur gjithashtu mbi 3 mijë, nga të cilat pjesa më e madhe për shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos