218 raste dhe 1 viktimë në Kosovë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 12:43 | Kosova
218 raste dhe 1 viktimë në Kosovë

Nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, por masa më të rrepta për të luftuar pandeminë. Kosova po përpiqet të gjejë mënyrat për të frenuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit, I cili deri më tani ka marrë  102 jetë njerëzish e ka infektuar rreth 5 mijë vetë.

Shifra të larta të infektimeve ditore po raportohen çdo ditë, me 216 të prekur e 1 viktimë, të shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Kryeministri Avdullah Hoti tha se të dielën se do të fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese, e do të ndërmerren masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit. Tubimet publike dhe ritet fetare do të ndalohen.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj deklaroi të hënën se po rrisin kapacitetet e stafit shëndetësore dhe inspektorëve që do të monitorojnë zbatimin e masave në të gjithë vendin. Paralelish tme rritjen e rasteve janë shtuar edhe shtrimet në spital, ku të dielën u raportua për 301 pacientë me koronavirus.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos