23 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 20:29 | Ballkani
23 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistroi 23 viktima dhe 760 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,987.

Në 24 orët e fundit regjistrohen 644 pacientë të shëruar ndërsa numri i rasteve aktive shkon në 14.878.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 178.159 ndërsa numri i të shëruarve është 157.294. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos