Mbërrijnë në Shkup 149 afganët e parë, vendi i tretë në rajon që strehon refugjatët

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 10:49 | Ballkani
Mbërrijnë në Shkup 149 afganët e parë, vendi i

Maqedonia e Veriut bëhet vendi i tretë në rajon që mirëpret shtetasit afganë të larguar nga vendi pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët, pas Shqipërisë dhe Kosovës.

Rreth mesnatës së djeshme kanë mbërritur në aeroportin e Shkupit 149 refugjatët e parë.

Ata janë sistemuar në një hotel në rrethinat e Shkupit, ndërsa me të zbritur në aeroport fillimisht u testuan për koronavirus dhe më pas u transportuan drejt hotelit.

Nuk dihet ende numri total i refugjatëve afganë që do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut, por ky është avioni i parë që ulet në Shkup.

Ndërkohë në vendin tonë ka shkuar në 607 numri i shtetasve afganë të mbërritur në vend, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët, ndërsa së total do të strehohen 4 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos